Ndonëse gjatë natës lumi u tërhoq në shtratin e tij, sot në orët e paradites ai doli sërish nga shtrati.
Pasi Ishmi është një lum në të cilin shkarkohen lumi i Tiranes,Terkuzi, Zeza etj...
Daljet e tij të shpeshta janë bërë një problem tepër shqetësues për banorët e fshatrave Bilaj, Murqine dhe Mallkuc.
Sipas banorëve që nga viti i ri e deri tani ky lum ka dalë 5 herë nga shtrati duke përmbytur e shkatërruar gjithçka që ato kishin, përfshirë këtu edhe shpendët e blegtorinë.
Banorët e fshatit Murqinë sot ankohen se kanë dy ditë pa energji, e po ashtu as ujë të pijshëm të cilin janë të detyruar ta blejnë nëpër mjetet që e sjellin nga burimet.
Lagjia më veriore e fshatit Murqine ashtu si dhe dje edhe sot, është e izoluar nga uji pasi rruga që i lidh ata me pjesën tjetër të fshatit është përmbytur sërish.
Me gjithë përmbytjet e herë pas hershme e dëmet që i kanë shkaktuar, banorët shprehen se: Nuk kemi marrë asnjë lloj ndihme e askush nuk është interesuar për ne.
a.m/Shqiptarja.com











