Fusha e keqe e 'Air Albania'? UEFA konfirmon stadiumin e Partizani - Escaldes

Fusha e keqe e 'Air Albania'? UEFA konfirmon stadiumin e Partizani - Escaldes

Atletic 0-1 Partizani

Partizani fitoi 0-1 kundër Atletic D'Escaldes për ndeshjen e parë në turin e II kualifikues të Conference League. Një gol i Christian Mba bëri që të besuarit e Zoran Zekic të dilnin me kokën lart nga Andorra, edhe pse pritej një rezultat më i thellë duke marrë parasysh diferencat mes ekipeve.

Tanimë kualifikimi do vendoset në ndeshjen e kthimit, atë të 1 gushtit në "Air Albania". Përballja do zhvillohet në kryeqytet në orën 20:45, me UEFA-n që ka konfirmuar se ky duel do luhet në këtë impiant.

Për shkak të kushteve jo të mira të barit, përballja u mendua të spostohej në Elbasan, teksa "vulën" e ka vënë UEFA që ndeshja të zhvillohet në "Air Albania".

Ndeshja do gjykohet nga një katërshe armene, me kryesor Zaven Hovhannisyan dhe ndihmësa Atom Sevgulyan, Vnaik Simonyan dhe arbitër i katërt do jetë Artem Gasparyan.

Faximile nga faqja e UEFA-s

S.DH/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League

GOLAT/ Tri pikë 'me dhimbje', Arsenal fiton 3-0 kundër Bournemouth dhe qëndron në krye të Premier League