VLORË- Mëngjesi i sotëm ka sjellë një përmirësim të situatës në fushën e mbetjeve në Vlorë, krahasuar me dy ditë më parë, megjithatë ka ende vatra zjarri për të cilat po punohet duke hedhur mbetje inernte me qëllim lokalizimin e pltoë të tyre. Ndërkohë Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet. 

Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj konfirmoi se po punohet nga të gjitha strukturat ndërsa do të ketë dhe një analizë për të identifikuar shkaqet, dhe gjërat të cilat u neglizhuan.

Ndërkohë gjatë natës ka pasur vatra aktive zjarri në sipërfaqe mjaft të mëdha. 

Zjarri u aktivizua që prej së shtunës, ndërsa pasditen e së dielës zjarri doli jashtë kontrollit dhe as ndërhyrja e helikopterit të ushtrisë Cougar për ta shtuar me ujë, nuk bëri punë. Për shkak të mbetjeve plastike në vendgrumbullimin në hyrje të Vlorës, vatrat riaktivizohen e për këtë u desh të përdoren kamionë që hodhën thasë me rërë për të izoluar zjarrin në plastikë. Në qytet, ndryshe nga flakët që mbuluan Vlorën 2 ditë më parë si në panoramën e rëndë parë nga Kanina, sot qyteti ende vijon të jetë mbuluar nga mjegulla e tymit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:31
Zjarri te fusha e mbetjeve në Vlorë, Prokuroria nis hetimet

1690263152_vlore.jpg

Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimet për zjarrin në fushën e mbetjeve në Vlorë.