Një vatër zjarri ka përfshirë pasditen e kësaj të diele në fushën e mbetjeve në qytetin e Vlorës.
Sipas informacioneve zjarri fatmirësisht u fik, brenda pak kohësh, ndërsa tymi mbuloi zonën.
Kjo nuk është hera e parë që fusha e mbetjeve në qytetin bregdetar përfshihet nga flakët.
Vetëm gjatë periudhës së verës në këtë zonë ka rënë zjarr 4 herë – konkretisht një herë në muajin gusht dhe 3 herë gjatë muajit qershor.
Komento
Komente









Plehrat apo mbetjet nuk marrin zjarr vetvetiu,por dikush ju vë zjarrin qëllimisht.Policia duhet t’i gjejë dhe t’i fusë brënda këta pisa njerëz kushdoqofshin.Mendoj që bashkia të vendos roje në mënyrë që këta kriminelë piroman të kapen dhe të shkojnë në burg ndyrësirat.Vëniet e zjarrit në fushën e mbetjeve sidomos në periudhën e verës kur është piku i mbrritjes së turistëve është i qëllimshëm.dhe mund të bëhet edhe nga fqinjët tanë për të larguar turistët nga Vlora.Pra një arsye ka,sepse për qejf nuk mund t’u vësh flakën mbetjeve,ose je i çmëndur.
Përgjigju