LEZHË- Ndonëse reshjet e shiut janë ndërprerë, Fusha e Torovicës në Lezhë vijon të jetë nën pushtetin e ujit. Kjo situatë ka krijuar dëme të shumta kosto të lartë financiare për fermerët
Bagëtitë po i kullotë në anë të rrugës. Prej 10 ditësh toka e Marash Bushgjokaj këtu në Torovicë është mbuluar nga uji.
Reshjet e shiut janë ndërprerë prej disa 5 ditësh, por aktualisht fusha e Torovicës të ngjan me një liqen pasi 400 hektarë tokë bujqësore ndodhen nën ujë. Përmbytja ka goditur rëndë sektorin e bujqësisë i cili varen shumë familje.
“Ka një rënie të ujit këtyre dy ditëve, por për të thënë që do mbjellim, në këtë gjendje kjo është e pamundur edhe pasi të kaloj dhjetori. Situata e popullit është kjo që shihni ju. Ne me këtë jetojmë, situata është e rëndë dhe e ndërlikuar”, tha Valentin Lucaj, banor i fshatit Torovicë.
Mosfunksionimi siç duhet i pompave thithëse të hidrovorit të Balldrenit është shkaku kryesor i mos evadimit në kohë të ujerave në Fushën e Torovicës ku niveli i tokës ka rënë me rreth 2 metra.
Mirëpo, Drejtori i Kullimit dhe Ujitjes për Veriun, Fran Mataj thotë se hidrovori ka punuar në mënyrë të pandërprerë dhe kuotat kanë rënë nga 00 në 1.3. Për 5 ditë javën e kaluar, në fushën e Torovicës kanë rënë rreth 300 mm reshje, sasi kjo e pazakontë.
Si zgjidhje shihet ndërtimi i një hidrovori të ri në këtë zonë, projekti i të cilit është gati prej disa vitesh por ende nuk është financuar nga Ministria e Bujqësisë.
B.K./KT/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Bandat survejojnë Policinë, a është ky triumf i krimit ndaj shtetit?
-
PO
57.4%
-
JO
34.1%
-
NUK E DI
8.5%
Vota total: 1697
Lajme të tjera
-
Rrëshqitja e dherave, fshati Pruell në Lezhë i izoluar prej 2-javësh! Banorët: Asnjë reagim nga pushteti vendor
30 Janar, 16:08
-
Terrorizonte banorët pasi qarkullonte me kallashnikov në lagjet e Lezhës, arrestohet autori
30 Janar, 15:56
-
Përmirësohet situata në Shkodër, nuk ka banesa nën ujë! 1020 hektarë tokë e përmbytur, rruga e Obotit e kalueshme
30 Janar, 08:34
-
Kampionët e Kurbinit, bashkia vlerëson tre figura të shquara me titullin 'Qytetar Nderi'! Sportistët: Ndihemi krenarë
29 Janar, 14:24
-
Shkodër/ Prej 6 ditësh i bllokuar, hapet aksi Bogë-Theth! Qarkullimi bëhet vetëm me një kalim (VIDEO)
28 Janar, 09:54
-
Dhuna ndaj gazetarit Elvis Hila, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë: Lajm i keq për çdo shoqëri
28 Janar, 09:32
-
Dy vëllezërit lëviznin në Kurbin të armatosur e me hashash, arrestohet një prej tyre, tjetri në hetim
28 Janar, 09:07
-
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv, Elvis Hila, BE: Dënojmë sulmin, të bëhet hetim! Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt: Autorët të dalin para drejtësisë
27 Janar, 16:12
-
Përrenjtë malor kërcenim për Lezhën! Dëmtimi i pritave dhe shpyllëzimi po sjell përmbytje, eksperti: Të zbatohet studimi i 2005-së i Akademisë së Shkencave
27 Janar, 13:00
-
U dhunua për shkak të detyrës, ja akuzat që rëndojnë mbi 2 autorët që sulmuan gazetarin e Report Tv Elvis Hila
27 Janar, 09:48
-
Vijojnë shkarkimet nga Vau i Dejes, 110 banesa me prezencë uji në Shkodër! 1400 ha të përmbytura! Rruga e Obotit e pakalueshme
27 Janar, 08:37
-
Dhuna ndaj gazetarit të Report Tv Elvis Hila, Reporterët pa Kufij dënojnë sulmin: Të tmerruar! Opozita e Avokati i Popullit: Autorët të vihen para drejtësisë
26 Janar, 11:38