Fushatë kundër emigrimit ilegal
dëmton liberalizimin e vizave

Fushatë kundër emigrimit ilegal<br />dëmton liberalizimin e vizave
PRISHTINE - Kosova është afër liberalizimit të vizave, prandaj çdo tentativë për të emigruar ilegalisht në vendet e Bashkimit Evropian, do ta dëmtojë seriozisht këtë proces. Ky ka qenë mesazhi që disa dhjetëra fytyra publike kanë tentuar që të shtunën t’ua përcjellin qytetarëve të Gjakovës, Deçanit, Junikut e Xërxes.
 
Ata kanë zbarkuar në këto qytete në kuadër të një fushate që ministria kosovare për Integrime Evropiane dhe zyra Zvicerane në Kosovë e kanë filluar në vendin tonë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve për rrezikun e emigrimit jo të rregullt dhe rëndësinë e procesit të liberalizimit të vizave, proces në të cilin po kalon Kosova, shkruan Zëri.
 
Ky projekt po organizohet në stil të një turneu nëpër qytete të ndryshme të Kosovës, me ç’rast aktorë, këngëtarë, sportistë, gazetarë e personalitete tjera të jetës publike kosovare po takohen e po bashkëbisedojnë me qytetarët, duke i njoftuar ata për ndikimin negativ që mund të ketë në procesin e liberalizimit të vizave emigrimi jo i rregullt.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit

Incidenti me Osmanin në aeroport, reagon Ministria e Brendshme maqedonase: Iu kërkua të kalonte telefonin në skaner, sigurimi i saj kërcënoi punonjësit