Fushatë për Dukën, Bashkim Fino:
Keqardhje për kapitenin e kombëtares

Fushatë për Dukën, Bashkim Fino:<br />Keqardhje për kapitenin e kombëtares<br>
Kandidati për President të FSHF, Bashkim Fino u ka kthyer një përgjigje kapitenit Agolli dhe mbrojtësit Lila për deklaratat e tyre pro Dukës në zgjedhjet e 7 shkurtit. Për Finon ata janë të keqpërdorur, ndërsa shpreh keqardhjen. 

Ata keqpërdoren, nuk është mendimi i tyre, dikush u ka thënë dhe kjo është fatkeqësi. Ata djem janë të shkëlqyer, se me ata jemi krenuar dhe nuk e meritojnë atë vend se është Duka apo Bashkimi. Më vjen keq që janë përdorur ashtu, për mua nuk ka asnjë problem. Por sikur nesër të votëbesohem unë, ata prapë do të luajën, por cfarë do të thonë; rroftë Bashkimi? Nuk e dua këtë, thojani atyre...”.

Por a i njeh Fino ndonjë meritë Dukës në  16 vite drejtim në FSHF. “Unë nuk i shikoj gjërat bardhë e zi, ajo është bërë mirë unë e vlerësoj. Por unë kam një platformë krejt tjetër nga kjo. Kam të tjera ide dhe besim si mund ta coj më para.” Pjesëmarrja në Europian meritë e Dukës? “Ajo është meritë e djemve që e dërguan Shqipërinë në Europian, e dyta e trajnerit dhe pastaj e drejtuesve” tha Fino ne RTSH. 

d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës

VIDEOLAJM/ E rrallë, foka viziton bregdetin e Sarandës