Fushata e 8 Qershorit, LDK:
Thaçi po keqpërdor fondet publike

Fushata e 8 Qershorit, LDK:<br />Thaçi po keqpërdor fondet publike
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar kundër veprimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas tyre, Thaçi ka shkelur rëndë rregullat demokratike, duke bërë fushatë parazgjedhore, para afateve të përcaktuara me ligj. Sipas tyre me këto veprime Thaçi është duke i keqpërdorur fondet publike për qëllime partiake dhe promovime grupore personale.

Në reagimin e tyre, kanë kërkuar dhe kanë ftuar të gjitha subjektet politike në Kosovë, që t’ju përmbahen rregullave demokratike për respektimin e afateve kohore të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 8 qershorit.

Ata u kanë bërë thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe institucioneve tjera relevante që merren me organizimin e zgjedhjeve që të parandalojnë veprime të tille, të cilat sipas LDK cenojnë një proces zgjedhor i cili pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

LDK-ja i fton organizatat ndërkombëtare për monitorimin e zgjedhjeve si dhe përfaqësitë diplomatike në Kosovës, që krahas monitorimit të procesit zgjedhor të monitorojnë edhe veprimet e subjekteve politike për respektimin e rregullave dhe afateve zgjedhore.

Po ashtu, Lidhja Demokratike e Kosovës, i fton subjektet tjera politike si dhe gjithë qytetarët që të respektojnë procedurat dhe afatet ligjore për zgjedhjet nacionale, në mënyrë që vullneti i qytetarëve për ndryshim të mos cenohet në asnjë mënyrë./KosovaPress/

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike