TIRANË- Partia Socialiste hedh akuza të ashpra kundrejt ministri të Arsimit se po shkel ligjin duke lejuar fushatën që kreu i Qeverisë, Sali Berisha po bën në të gjitha shkollat e vendit.
Në komisonin e medias dhe edukimit të mbledhur ditën e sotme për raportin e MASH, Opozita i ka kërkuar ministrit te arsimit Myqerem Tafaj të japë dorëheqjen pasi propoganganda partiake e bërë nga kryeministri Berisha ne shkolla është jo vetëm ne shkelje te kushtetutës por edhe dhunon nxënësit.
Në çdo vend të botës çdo ministër Arsimi do ishte i pari që do ta padiste kryeministrin kur bën fushatë elektorale në shkolla tek fëmijë të moshës nga 6- 17 vjeç.Nëse nuk keni fuqi të distancoheni e të ndaloni krryeministrin jepni dorëheqjen"- tha Kryetarja e komisionit të Edukimit Valentina Leskaj. Nga ana e saj
Deputetja e PS Ledi Shamku tha se Tafaj ka shkelur ligjin për arsimin parauniversitar me ndërgjegje të plotë.
Përfaqësues të tjerë të opozitës kanë nxjerrë në pah edhe problemet e tjera të arsimit parauniversitar, Ata kanë bërë publike të dhënat e fundit të raporteve të ndërkombetarëve ku thuhet se 15% e nxënësve kanë braktisur shkollat, dhe lëvizjet por edhe pushimet nga puna të mësuesve janë të shumta.
Nga ana tjetër, ministri i Arsimit, Tafaj hodhi poshtë të gjitha akuzat e opozitarëve, duke thënë se “ju nxini gjithcka, s'flitet kështu për arsimin”.
(s.f/sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com