Fushata e Kamala Harris/ U shpenzuan 1.5 miliardë dollarë në total! 24 mijë dollarë për ushqim të shpejtë dhe akullore! Mbi 12 mln dollarë për fluturime private

Fushata e Kamala Harris/ U shpenzuan 1.5 miliardë dollarë në total! 24 mijë dollarë për ushqim të shpejtë dhe akullore! Mbi 12 mln dollarë për fluturime private

Kamala Harris

Fushata e Kamala Harris shpenzoi 24,000 dollarë për ushqimin e shpejtë dhe akullore, tregojnë dosjet, mes pyetjeve se si partia harxhoi 1.5 miliardë dollarë për zgjedhje të dështuara.

Sipas 'The Telegraph', demokratët shpenzuan 14,974.31 dollarë për dërgesat e ushqimit nga Uber Eats dhe DoorDash nga korriku e në vijim, sipas Komisionit Federal të Zgjedhjeve.

Detajet e vendimeve të shpenzimeve të fushatës së Harris vijnë mes akuzave të partisë pas humbjes shkatërruese të demokratëve në zgjedhjet e 5 nëntorit.

“Ne nuk e vumë theksin tek ekonomia. Në vend të kësaj, ne shpenzuam një miliardë dollarë duke pasur koncerte në të gjithë Amerikën. Dua të them, ishte qesharake', tha Ro Khanna, një kongresmen nga Kalifornia, për 'The Ëashington Post'.

Regjistrimet tregojnë se fushata gjithashtu shpenzoi 8,929.12 dollarë për akulloret, si Sëeet Lucy’s Ice Cream dhe Jeni’s Splendid Ice Creams, pas tërheqjes së Joe Biden nga gara.

Ndërkohë, një “tarifë” prej 6,000 dollarësh i është paguar një lokali në Arizona për një vizitë të Tim Ëalz.

Demokratët shpenzuan gjithashtu 2.6 milionë dollarë të tjerë për udhëtime me avion privat në ditët e fundit të fushatës, si pjesë e një lëvizjeje të shpejtë të shteteve të fushëbetejës.

Ndërsa, Harris nga udhëtimet e bëra midis 1 tetorit dhe 17 tetorit, thuhet se fushata e saj shpenzoi gati 2.2 milionë dollarë te firma me bazë në Florida jugore Private Jet Services Group dhe 430,000 dollarë të tjerë në Ekipin e Aviacionit të Avancuar në Virxhinia, raportoi Neë York Post.

Përfshirë edhe fluturimet e mëvonshme, shpenzimet totale të Harris për avionët privatë shkuan në 12 milionë dollarë, raportoi gazeta.

Përdorimi i avionëve privatë, të cilët mund të jenë deri në 14 herë më ndotës se fluturimet komerciale, bie ndesh me thirrjet e saj gjatë fushatës për të ulur emetimet e karbonit.

Pavarësisht se fushata e Harris shpenzoi një shifër rekord prej 1.6 miliardë dollarësh, Trump fitoi në pothuajse çdo shtet.  Pas humbjes së demokratëve në zgjedhje, janë shfaqur raporte se fushata e Harris ka tejkaluar shpenzimet, duke krijuar borxhe deri në 20 milionë dollarë.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soll Lili: 17/11/2024 15:49

    Thoni te verteten,shperdoroi 2 miliard dollare per 100 dite dhe eshte 20 million dollare borxh per humbjen me katastrofike te demokrateve.Leri çelsat e shtetit ketyre njerezve dhe ktheje US me nje vend te botes se trete.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës

Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumoni produktet lokale për të ndihmuar familjet e zonës