Fushata e PD, Patozi ironi me
Bashën: Na bëre gazi i botës

Fushata e PD, Patozi ironi me<br />Bashën: Na bëre gazi i botës
Deputeti Astrit Patozi ka ironizuar fushatën e Lulzim Bashës brenda partisë për një mandat të dytë në krye të PD.

Ai e cilëson qesharake, ndërsa duke bërë një paralelizëm me dëgjesat e Ramës pas fitores shkruan se “A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje”.

Drejtuesit dhe deputetët e PS u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, ndërsa Basha shkruan Patozi “U kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin”.
 
Astrit Patozi shpalli kandidaturën për kryetar të PD, por me kushte, një ndër më kryesorit dorëheqja e Lulzim Bashës dhe jo ngrirja e tij, por në fund komisioni vendosi që ta skualifikonte. 
 
KËTË MUND TA KISHE KURSYER LULZIM BASHA
Na ke bërë, realisht, gazin e botës. Sikur të mos mjaftonin talljet e fushatës me barcoleta tepsije dhe me çunin e mirë, që donte të pinte dy nëna apo loja me ngjyrat dhe simbolet tona.
 
Tani në lajme po shohim përditë drejtues dhe deputetë të Partisë Socialiste, që u marrin mendimin njerëzve, pasi u kanë marrë votat, dhe kryetarin tonë, që u kërkon votën atyre, pasi u ka marrë mendimin.
 
A thua se ne kemi fituar dhe Edi Rama ka humbur në këto zgjedhje. Këtë, të paktën, mund t'ia kishe kursyer demokratëve Lulzim Basha!



dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali