Fushata, Kërtusha shkarkon
Drejtorin e Sigurimeve Korçë

Fushata, Kërtusha shkarkon<br />Drejtorin e Sigurimeve Korçë
Në kuadër të masave të marra për parandalimin e përfshirjes së punonjësve të administratës publike në fushatë zgjedhore, brenda orarit zyrtar të punës, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Xhulieta Kërtusha ka firmosur masën disiplinore për largim nga puna të Drejtorit Rajonal të Sigurimeve Shoqërore në qytetin e Korçës, Ilir Bajlo.
 
Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat Ministrja Kërtusha i ka propozuar Astrit Hados, Drejtor i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, largimin nga puna të Ilir Bajlos me detyrë, “Drejtor i Drejtorisë Rajonale të Sigurimeve Shoqërore” Korçë, me arsyetimin se nuk ka marrë masat e duhura, për garantimin e mospërdorimit të burimeve njerëzore të institucionit në funksion të fushatës zgjedhore si dhe mospërdorimin e institucioneve publike për zhvillimin e fushatës zgjedhore.
 
Në deklaratë thuhet se "megjithëse i është kërkuar marrja e masës disiplinore “ Largim nga Puna” për Luiza Qipo, me detyrë Përgjegjëse e Agjencisë së Sigurimeve Shoqërore, Ersekë, Bajlo në mohim të hapur të të gjitha fakteve të vëna në dispozicion, të cilat vërtetonin shkeljen e Qipo, ka marrë një masë më të lehtë se kërkesa e bërë nga MMSR. Në këto rrethana është konstatuar se Qipo vazhdon të përdorë zyrën e shtetit në funksion të fushatës zgjedhore, duke shkelur rëndë ligjin."
 
"Nisur nga kjo situatë, Ministrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Xhulieta Kërtusha kërkon bashkëpunimin e Policisë së Shtetit për të bërë të mundur lirimin e zyrave të shtetit nga znj.Qipo e cila në kundërshtim të hapur të ligjit dhe vendimit nr.473, datë 01.06.2017 ka uzurpuar zyrat Agjensisë së Sigurimeve Shoqërore Ersekë, duke i përdorur për fushatë zgjedhore, në favor të një subjekti politik.

Ndërkohë Minisrtrja e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë ka urdhëruar sot, që vazhdimi i masës disiplinore të bëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të sigurimeve Shoqërore"
, mbyllet deklarata.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

 Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset

Shëngjin/ Zjarri përparon drejt Ranës së Hedhun, flakët i janë afruar zonës së banuar, rrezikohen bizneset