Fushata, KLSH bllokon raportet deri
më 27 qershor: S’duam të ndikojmë
Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërpreu publikimin e raporteve të kontrollit për shkak të fushatës elektorale.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ndërpreu publikimin e raporteve të kontrollit për shkak të fushatës elektorale.
“Vendimet e kryetarit të KLSH-së mbi auditimet e ushtruara në subjekte nuk do të publikohen në web-in e institucionit gjatë periudhës elektorale që përkon me zgjedhjet e organeve legjislative për periudhën 23 maj – 27 qershor 2017”, – thuhet në urdhrin që Kryetari i KLSH, Bujar Leskaj, ka lëshuar për stafin e brendshëm, sipas Monitor.
Për vitin 2016, janë audituar 37 subjekte të administratës qendrore, 51 subjekte të pushtetit vendor, 14 auditime në sistemin tatimor dhe doganor, 20 shoqëri me kapital shtetëror dhe 7 projekte me financim të huaj. Janë audituar 19 subjekte të lidhura me administrimin e pronës dhe vetëm 6 subjekte të mbrojtjes së mjedisit. Ndërsa 13 auditimet e performancës, që janë realizuar gjatë vitit 2016, janë shtrirë në 106 subjekte.
Nga auditimet e realizuara gjatë vitit 2016 janë konstatuar shkelje dhe parregullsi financiare që i përkasin periudhës objekt auditimi 2013-2016. Parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera janë konsideruar si dëm ekonomik në shumën totale prej 25,4 miliardë lekë, nga e cila rekomanduar për zhdëmtim në vlerën 24,7 miliardë lekë ose në masën 97% (188 milionë euro).
Janë gjetur shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në të ardhura në shumën 10,9 miliardë lekë dhe në nivelin e shpenzimeve në shumën 36,9 miliardë lekë, në një total prej 46,8 miliardë lekë (346 milionë euro).
Në total, shkeljet e konstatuara kanë pasur një efekt negativ për shtetin në shumën 72,3 miliardë lekë, afërsisht 534 milionë euro.
Këtë vit KLSH ka publikuar rezultatet e auditeve vetëm për 24 institucione dhe ente publike.
dy.b/shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?
-
Po
54.1%
-
Jo
39.2%
-
Nuk e di
6.7%
Vota total: 1549
Lajme të tjera
-
E djathta në Shqipëri, si parti leniniste
30 Mars, 13:31
-
I shpallur në kërkim për shpërndarje kanabisi në Sarandë, arrestohet në Elbasan 30-vjeçari
30 Mars, 13:22
-
Veliaj shtron Iftar për besimtarët dhe krerët e komunitetit mysliman: Të sillemi gjithmonë si në muajin e Ramazanit
30 Mars, 13:17
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
30 Mars, 13:16
-
Sulmi në Top Channel, Salianji ironizon Ramën dhe Çuçin: Kemi ndonjë risk ne që vijmë në punë apo s’bie rrufeja në Parlamet! Duhet të vijnë këtu
30 Mars, 13:15
-
NBA/ LA Lakers 'marrin hak' kundër Chicago Bulls, Clippers fitojnë sërish
30 Mars, 13:12
-
Kishte ngecur me velierë në grykëderdhjen e Vjosës disa ditë më parë, turisti gjerman detyrohet të ‘braktis’ mjetin në cekëtinë
30 Mars, 13:10
-
Psikologia: “Ja çfarë ndodh kur bëjmë shumë selfi apo foto”
30 Mars, 13:05
-
Do jenë në fletën e votimit kandidatët e PD që janë tërhequr nga gara? Ja si përgjigjet Celibashi
30 Mars, 13:05
-
Mbreti Charles III: Plaga e luftës është kthyer në Europë, duhet të qëndrojmë të bashkuar
30 Mars, 13:02
-
Akuzat për McGonigal dhe dosja që s’ka lidhje me Shqipërinë
30 Mars, 13:01
-
Von der Leyen: Kina po shfrytëzon dobësinë ekonomike të Rusisë
30 Mars, 12:47