Fushata, Kodheli thirrje dibranëve:
Mos votoni dallkaukët e PD-së

Fushata, Kodheli thirrje dibranëve:<br />Mos votoni dallkaukët e PD-së
Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Dibrës, Muharem Rama, vijoi dje bashkëbisedimin me banorët në Pollozhan dhe Sohodoll. Në këto takime elektorale, Rama shoqërohej nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe kordinatori i Partisë Socialiste për Qarkun e Dibrës, Damian Gjiknuri.

Përpara qytetarëve të Pollozhanit, kandidati Rama prezantoi programin elektoral, ndërsa kërkoi votën e tyre në 11 Shtator. “Përveç rrugës, për Pollozhanin kemi edhe projekte të tjera. Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”, u shpreh kandidati Rama.

Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli insistoi se, dibranët nuk duhet të gabojnë me zgjedhjen e tyre në votimet e kësaj fundjave. Kodheli ka deklaruar se Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët, duke iu referuar përfaqësuesve të PD. “Shqipëria, e aq më pak Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj. Ju konsiderojnë, thonë ah ata të djathtët i kemi në xhep. Gabohen ata që mendojnë kështu! Ju jeni qytetarë që me kokën lart, në datën 11 Shtator të shkoni dhe të votoni duke patur respekt për votën, aq sa keni respekt dhe dashuri për të ardhmen e fëmijëve tuaj. Të votoni një doktor, që është, ka qenë dhe do të jetë në shërbimin tuaj çdo ditë të punës së vet, çdo moment”, theksoi Kodheli.

Ministrat dhe deputetët e Partisë Socialiste janë angazhuar në mbështetje të kandidatit të majtë, Muharem Rama, në garën për Bashkinë e Dibrës. Zgjedhjet për Dibrën zhvillohen të dielën, ndërsa të dy palët janë shprehur për fitore të garantuar.

Gjiknuri
Duke komentuar zhvillimet e ditëve të fundit, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri konstatoi se kampin opozitar e ka përfshirë paniku i humbjes. “Palën tjetër e ka përfshirë paniku. Ata po e ndjejnë që kandidatura e doktor Muharemit ka gjetur një mbështetje përtej ndasive politike. Në këto zgjedhje nuk është thjesht kush është e majta dhe kush është e djathta. Në këto zgjedhje është kush është njeriu pasi njeriu e bën diferencën në jetë, nuk e bëjnë as sloganet e partive. Ne ju kemi sjellë njeriun, ata ju kanë sjellë një slogan politik që i vjen dhe Lul Basha nga pas. Ata me slogan politik, ne me njeriun që e kemi gjetur këtu mes jush”, pohoi Gjiknuri.
 
 
Mimi Kodheli
“Shqipëria, e aq më pak Dibra nuk bëhet duke votuar dallkaukët. Nuk bëhet me fjalë, bëhet me njerëzit që vijnë nga këtu. Bëhet me njerëz që e kanë demonstruar që janë në shërbim dhe dinë të jenë në shërbimin tuaj”.
 
Muharem Rama
“Ju e keni parë edhe Peshkopinë që është bërë një kantier i madh ndërtimi. Kemi projekte në sistemimin e rrjetit të kanalizimeve, ujit të pijshëm, projekte për ndërtimin e rrugës së varrezave, kemi program për subvencionet në bujqësi e blegtori”. 


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion