Fushata, Mediu: Për herë të parë
në 27 vite thirrje që të votohet PD

Fushata, Mediu: Për herë të parë<br />në 27 vite thirrje që të votohet PD
Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu i ftuar në Report Tv në emisionin “45 Minuta” e cilëson si një mbështetje të SHBA, foton e Bashës me Donald Trump.
 
E rrallë në historinë e politikës shqiptare që opozitës t’i jepet një mbështetje e tillë nga SHBA” u shpreh ai.
 
Përsa i përket shqetësimit të Hoyt Brian Yee për ndikimin e Moskës në Ballkan, Mediu thotë se “Shqetësimi rus është permanentet, shpesh ngritja e tensioneve etnike dhe zhvillimet në rajon kanë krijuar një shqetësim të SHBA, e cila është investuar në Ballkan”.
 
Por si e shikon Mediu një qeverisje të përbashkët mes PS dhe PD pas zgjedhjeve?
 
Bashkëpunimi dhe komunikimi politik është i domosdoshëm mes shumicës dhe opozitës, pastaj koalicioni është çështje tjetër.
 
Unë kam bindjen se opozita do të fitojë zgjedhjet dhe nuk ka nevojë për një koalicion të madh.
 
Qeveria e madhe për çfarë? Integrimi është një kauzë e madhe, por kuptimi është një kënaqësi që duhet t’i japim Brukselit, bashkëpunimi duhet të bazohet te rritja ekonomike
” deklaroi ai.
 
PR këto zgjedhje do të garojë në siglën e PD, ndërsa Mediu thotë se për herë të parë u bën thirrje votuesve të votojnë PD.
 
Për herë të parë në 27 vite bëj thirrje që të votohet PD”.
 
Mediu komentoi edhe akuzat brenda koalicionit PS-LSI dhe deklaratat e Ruçit se Meta mund të shkarkohet.
 
Kemi 4 vite qeverisje, krim, korrupsion, drogë, dëgjoni Metën dhe Ramën për akuzat dhe kundër akuzat.
 
Mendoj që Presidenti nuk është lojë politike dhe është e rëndësishme si sillet dhe nuk kam ndërmend të japë një mendim për deklaratat, janë të nxituara deklarata të tilla, nuk ulin tensionet, por i ngrenë
” tha ai.
 
Por a do të bënte PD një koalicion me LSI pas zgjedhjeve? “Vlen për ta analizuar PD një qeverisje me LSI. Nëse e shikojmë si cështje numrash nuk u shërben qytetarëve” përfundoi ai.

Pjesa e Dytë


Pjesa e Parë
  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari

Durrës, ndezi zjarr te ‘Shkëmbi i Kavajës’ dhe rrezikoi disa banesa, në pranga 64-vjeçari