TIRANË – Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, zhvilloi një takim në një biznes të sektorit prodhues industrial, e cila përpunon materiale metalike për ndërtim, të drejtuar nga investitor italian.

"LSI do të krijojë parqe industriale dhe zona të lira ekonomike, si dhe do t’u lehtësojë në mënyrë totale tatimet dhe taksat për një periudhë 5-vjeçare të gjithë këtyre bizneseve, në mënyrë që të arrihet qëllimi kryesor, shtimi i vendeve të reja të punës”, deklaroi ai.

Meta tha krijimi i Agjencisë së Eksporteve është një objektiv i rëndësishëm i LSI-së. Gjithashtu, kreu i LSI theksoi se, për nxitjen e investimeve të huaja, një objektiv është taksa zero për të gjithë bizneset e reja të huaja, të cilat investojnë për një periudhe 5-vjeçare deri në 30 milionë euro.

Sipas tij, rimbursimi automatik i TVSH-së do t’i japë fund një herë e përgjithmonë problemit të jashtëzakonshëm, që kanë të gjithë bizneset me administratën tatimore, ku ato “harrojnë” t’i rimbursojnë ose rimbursohen në mënyrë selektive e të vonuar.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)