Fushata, Ministrja e Financave çon
44 punonjës për procedim disiplino

Fushata, Ministrja e Financave çon<br />44 punonjës për procedim disiplino
Ministrja e Financave kërkon masë disiplinore për 44 punonjësve të administratës, pasi nuk kanë qenë prezent në punë.
 
Sipas ministrisë, mungesa e punonjësve gjatë monitorimit, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor duke cënuar kështu standardin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.
 
Punonjësit për të cilët kërkohet masë disiplinore janë pjesë e drejtorisë së Tatimeve, Doganave dhe Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sha.   
 
Deklarata e plotë
Ministrja e Financave znj. Helga Vukaj, u ka kërkuar institucioneve të varësisë marrjen e masave të menjëhershme për proçedimin disiplinor të 44 punonjësve të administratës për shkak të thyerjes së urdhërit të monitorimit dhe VKM 473, duke cënuar kështu standartin zgjedhor dhe mbajtjen larg të administratës nga keqpërdorimi politik.
 
Dokumentacioni u është përcjellë sot institucioneve përkatëse, më konkretisht: Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave, Drejtorisë së Shërbimit të Tatimpaguesve, Shtypshkronjës së Letrave me Vlerë si dhe FAF sha.   
 
Kërkesa e Ministrisë së Financave për procedimin displinor të këtyre punonjësve, erdhi pas inspektimeve intensive të grupeve të punës të cilat konstatuan se personat në fjalë nuk kanë qënë prezent në punë, mungesë e cila, gjatë monitorimit, nuk është përligjur me asnjë akt shkresor apo dokumentacion justifikues. Këto raste u përkasin inspektimeve të kryera që nga momenti i hyrjes në fuqi të VKM-së 473, dt. 01.06.2017 deri më datë 21.06.2017.
 
Konstatimet e mësipërme janë raportuar nominalisht edhe pranë Task-Forcës.
 
Ministria e Financave u bën thirrje drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve në varësi që të zbatojnë me korrektësi udhëzimet e VKM nr 473, në të kundërt do të përballen me përgjegjësi ligjore.

  

 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve

Bllokimi i aksit Thumanë-Kashar/ Morën pjesë në protestë, policia fillon shoqërimin e disa prej banorëve