Fushata në Durrës, Dako: Na jepni
besimin, Rama do shërbejë më mirë

Fushata në Durrës, Dako: Na jepni<br />besimin, Rama do shërbejë më mirë
Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun Durrës, njëherësh kreu i Bashkisë, Vangjush Dako, së bashku me kandidaten për deputete, Klodjana Spahiu, zhvilluan një takim me banorët e lagjes 15.
 
Dako kërkoi mbështetjen e banorëve të lagjes 15, për një mandat të dytë të kryeministrit Edi Rama për të bërë shumë më tepër se çfarë u bë në këto 44 muaj.
 
“Vijmë këtu për të kërkuar votën për një mandat të dytë, për të bërë shumë e shumë më tepër sesa bëmë në këto 44 muaj.
 
Një votë për Edi Ramën do të thotë votë për mirëqenie, do të thotë votë për punësim, do të thotë votë për të bërë shtet, do të thotë votë për të ardhmen e fëmijëve tanë, për të ardhmen e brezave të ardhshëm”, theksoi Dako.
 
Kryebashkiaku u shpreh i bindur se kryeministri Rama është i vetmi që mund ti shërbejë më mirë, jo vetëm qytetarëve të Durrësit, por të gjithë Shqipërisë.
 
Dako siguroi se, në sajë të bashkëpunimit mes qeverisë qendrore të drejtuar nga Edi Rama dhe Bashkisë së Durrësit, investimet në qytet do të jenë akoma dhe më të mëdha.
 
“Edi Rama është ai që do ti shërbejë më mirë me punën e tij të gjithë qytetarëve të Shqipërisë dhe të Durrësit. Dhe unë jam i sigurt që në këto katër vite, që do të punojmë me Edi Ramën, ne do të bëjmë punë sa nuk janë bërë për 25 vite”, u shpreh Dako.
 
Ndërkohë, kandidatja Spahiu ju drejtua me një thirrje të gjithë të pranishmëve. “Ne sot ju bëjmë një thirrje, që të bashkoheni me ne, të bashkoheni me Partinë Socialiste në datën 25 Qershor për të votuar numrin 2 për një të ardhme më të mirë për të gjithë ne”, deklaroi Spahiu.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm

Gara për portin e ri tregtar në Porto Romano, fondi limit 392 milionë euro! Punimet fillojnë vitin e ardhshëm