TIRANE - Kandidati për deputet i Partisë Socialiste në qarkun e Fierit Gramoz Ruçi ka zhvilluara një takim elektoral me banorë të komunës Sharëz në Fier.

Ruçi bisedoi me banorët për rritjen e çmimeve të ushqimeve kryesore, të cilat krahasuar me vitin 2005 janë dyfishuar.

"Kilogrami i miellit, e sheqerit, e vajit është dy herë më e shtrenjtë nga 2005 në 2013", tha Ruçi. Kreu i listës së kandidatëve për deputetë të PS në këtë qark, u kerkoi banorëve të komunës Sharëz të votojnë nr 29, Partinë Socialiste, në zgjedhjet e 23 qershorit. Duke kërkuar që PS të ketë të sigurtë mandatin e dhjetë në qarkun e Fierit.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)