Fushata në Greqi, akuza
mes Samaras dhe Tsipras

Fushata në Greqi, akuza <br />mes Samaras dhe Tsipras
ATHINE- Dy javë para zgjedhjeve të parakohshme në Greqi politikanët kanë ashpërsuar retorikat mes tyre. Kreu i ND, Samaras ka akuzuar liderin e Syrizës Tsiprën se partia e tij nuk sjell shpresë për vendin. Ndërkohë ky i fundit deklaron se për Greqinë dy janë mundësitë, osë memorandumi ose Syriza.

Samaras: Syriza nuk sjell shpresë për grekët
Udhëheqësi i Demokracisë së Re Antonis Samaras nisi një ‘”sulm” të ri ndaj kreut të Syrizës Aleksis Tsipras pikërisht në ditën kur Partia e Pavarur greke botoi një letër sipas të cilës kreu u ND Samaras i ka dërguar Bankës Qëndrore Europiane ku zotohej se do zbatonte pa asnjë ndryshim marrëveshjen e shpëtimit.
"Kjo nuk përbën shpresën për njerëzit nëse ju rrisni taksat, ulni investimet, sulmoni simbolet tuaja kombëtare, godisni turizmin dhe ulni flamujt grekë nga anijet: është shprehur Samaras gjatë një tubimi zgjedhor në ishullin Rodos.
"Kjo është dekadenca," tha ai, në një referencë të qartë ndaj Tsipras.
"Ajo që përbën shpresë është krijimi i vendeve të reja të punës” iu drejtua Samaras grekëve.
Mediat greke aludojnë për një letër që Samaras i ka dërguar kreut të BQE Dragi në 15 shkurt ku zotohej se sapo të merrte drejtimin e qeverisë do zbatonte në mënyrë të plotë gjitha paketën e masave të dhimbshme antikrizë.

Tsipras: Grekët kanë një zgjidhje: Memorandumin ose Syrizën
Dy javë nga mbajtja e zgjedhjeve në Greqi, lideri i së majtës radikale, Alexis Tsipras, ka zbuluar programin ekonomik. Kreu i partisë që pritet të dalë e para në këto zgjedhje zotohet se do të rinegociojë planin e ndihmës nga BE.34-vjeçari shprehet se masat e marra që prej vitit 2010 nuk kanë dhënë efektin e duhur dhe se Greqia po përballet me recensionin më të keq që prej Luftës së Dytë Botërore.Tsipras thotë se Greqia nuk do të dalë nga eurozona pavarësisht kërcënimeve pasi një gjë e tillë bëhet vetëm me vullnetin e vetë vendit, raporton Euobserver.
“Dilema marrëveshjen ose dhrahminë është e rremë”, shprehet lideri i së majtës radikale.
Duke thënë se është koha e së majtës, ai ka theksuar se do të çojë rrogat dhe pensionet në nivelin që ishin pra krizës dhe se do të heq taksat për bukën dhe qumështin dhe do t’i rrisë ato për të pasurit.“Grekët kanë vetëm një zgjidhje reale; memorandumin ose Syrizën”, tha ai para mbështetësve.
Plan i tij është përshkruar si “katastrofik” nga lidererët e Pasok DH End Venizelos dhe Samaras,

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali

Iu gjet 16 kg kokainë në makinë, arrestohet 29-vjeçari shqiptar në Itali