Fushata, PD shpenzoi 661 mln
PS vetëm 340 mln

TIRANE- Lëvizja MJAFT ka publikuar dje raportin final të shpenzimeve të partive politike gjatë zgjedhjeve të 23 qershorit, ku rekordin e shpenzimeve më të larta e mban kolicioni i djathtë, dhe më konkretisht me shpenzimet më larta renditet PD. Kjo parti ka shpenzuar rreth 661 milionë lekë. Në vend të dytë renditet PS me rreth 340 milionë lekë shpenzime, e ndjekur nga LSI me rreth 95 milionë lekë. Më pas renditen PR (29 milionë lekë), PDIU (22 milionë lekë), FRD (16 milionë lekë), dhe AK (10 milionë lekë). Me vlerën më të ulët të shpenzimeve nga subjektet e monitoruara, renditet PBDNJ me rreth 1.4 milionë lekë shpenzime.

Ndërkohë që PD ka dhe vlerën më të lartë të shpenzimeve për reklamat politike me rreth 149 milion lekë e ndjekur nga spotet publicitare të prodhuara në emër të ASHE (99,992,000 lekë), PS (80,431,000 leke), dhe LSI me (61,851,000 lekë). Lidhur me shpenzimet për eventet publike sërish ish-partia në pushtet mban rekodrin për vendin e parë. “PD ka kryer 3 lloje eventesh publike gjatë fushatës zgjedhore: Koncerte, Takime elektorale, dhe Konventa. Numrin më të lartë ndër këto evente e zënë takimet me rreth 91 aktivitete të kryera.

Koston më të lartë e kanë Koncertet e zhvilluara; rreth 419 milionë lekë. PS ka kryer 2 lloj eventesh publike gjatë fushatës zgjedhore: Koncerte dhe Takime. Numrin më të lartë ndër këto evente e zënë takimet elektorale me rreth 112 aktivitete të kryera. Koston më të lartë e zënë koncertet e zhvilluara; rreth 197 milionë lekë. LSI ka kryer 3 lloj eventesh publike: Koncerte, Takime dhe Konventa. Numrin më të lartë ndër këto evente e zënë takimet elektorale me rreth 31 aktivitete të kryera. Koston më të lartë e zënë koncertet e zhvilluara; rreth 9.5 milionë lekë”, thuhet në raport.
 
Shkrimi u publikua sot (29.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Mars, 08:44

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti

Sondazhi i Pepolit/ Rama merr mandatin e katërt më 11 maj me 50.5% të votave! Berisha me aleatët forcë e dytë, por me rënie! Lapaj renditet i treti