Takimi me ambasadorin është zhvilluar dje pasdite, disa orë nga incidenti i ndodhur në mitingun përmbyllës të PS-së në Peqin ku 4 simpatizantë të PS u lënduan. Sipas PS-së simpatizantët u goditën me sende të forta nga militantë të djathtë dhe ngjarja ka prapavijë politike. Takimin e informoi vetë kandidati i PS-së në profilin e tij në facebook, duke e shoqëruar dhe me foto nga takimi.
“Sot zhvillova një takim URGJENT me ambasadorin amerikan, Aleksandër Arvizu, në Fier. E informova për ecurinë e fushatës zgjedhore në rrethin e Peqinit dhe për incidentet që nga djegia e posterit tim elektoral, grisjen e flamujve dhe një incident shumë të rëndë të ndodhur pas mitingut tim elektoral në qytetin e Peqinit, ku ishte edhe kryetari i PS, Edi Rama. Biseduam edhe për pritshmëritë e zgjedhjeve të 23 qershorit,” shkruante dje në FB kandidati socialist.”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)