Fushata rekrutuese e Ministrisë së Mbrojtjes për ushtarë të rinj, në Lushnjë ekspozohen arsenale të armatimit

Ministria e Mbrojtjes, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura kanë hapur fushatën e rekrutimit për të gjithë të rinjtë, nga mosha 18 deri në 27 vjeç, si dhe të gjithë qytetarët të cilët janë të diplomuar në fusha të ndryshme dhe janë të interesuar të bëhen pjesë.

Në këtë kuadër në sheshin qendror të qytetit të Lushnjës, janë ekspozuar disa pjesë prej arsenalit të armatimit dhe mbështetjes, të cilat janë në standardet bashkëkohore të NATO-s.

Interesimi i qytetarëve dhe kryesisht i të rinjve për t'u njohur me pajisjet si dhe standardet e Ushtrisë Shqiptare ka qenë i kënaqshëm.

Kolonel Fadil Ciroku, Komandat i Qendrës së Personel Rekrutimit, nga Lushnja i bën thirrje të rinjve dhe të diplomuarve në fusha të ndryshme që të aplikojnë për t'u bërë pjesë e Forcave të Armatosura, pasi Ushtria Shqiptare është pjesë e NATO-S dhe ofron mundësi punësimi dhe karriere

Të rinjtë dhe vizitorët kanë parë nga afër të gjitha pajisjet luftarake dhe jo vetëm, të cilat ndoshta mund t'i përdorin vetë në të ardhmen.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja