Fushata, Vasili: LSI forcë e
parë është nevojë e Shqipërisë

Fushata, Vasili: LSI forcë e<br />parë është nevojë e Shqipërisë
LSI ka intensifikuar takimet elektorale ku prezanton kandidatët dhe përforcon qëndrimin e saj se do të dalë forcë e parë politike, tashmë si një nevojë për Shqipërinë.

Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Njësisë administrative nr. 7 në Tiranë. Të pranishëm ishin kryetari i LSI-së, Petrit Vasili, kandidatët për deputetë të qarkut Tiranë, Klajda Gjosha, Kejdi Mehmetaj, Luan Rama, etj.  Në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Në fjalën e mbajtur në këtë takim Petrit Vasili theksoi se të rinjtë kanë treguar se mund të bëjnë gjëra të mëdha dhe se ata që mund t’i japin Shqipërisë një ritëm të ri.

“Shqipëria ndodhet në këtë moment që do një shtysë të madhe përpara, do ritëm të ri dhe ritmin e ri do t’ia japin pikërisht ata që janë të rinj. Të rinjtë kanë treguar që janë në gjendje që të bëjnë gjëra të mëdha dhe ne u kemi dhënë një besim shumë të madh atyre. LSI forcë e parë është nevojë e Shqipërisë, dhe këtë të mirë të madhe ne nuk mund t’ia privojmë as LSI-së dhe as Shqipërisë, të gjithë së bashku do ta bëjmë këtë realitet dhe e kemi bindjen si asnjëherë”, - deklaroi kryetari i LSI-së, Vasili.

Ndërsa, kryesuesja e listës së kandidatëve të qarkut Tiranë, Klajda Gjosha, tha se qytetarët janë të lodhur nga konflikti politik dhe se kanë nevojë për një forcë si LSI-ja që të ndihen të sigurt për të ardhmen e tyre. “Njerëzit janë të lodhur kur dëgjojnë një politikë konfliktuale dhe LSI-ja është ajo që mund t’ia ofroj të gjithëve normalitetin, ku njerëzit të ndihem të sigurt, se jeta e tyre është e sigurt, se vendi i punës është i siguritë, se e ardhmja e fëmijëve tuaj është e sigurt dhe këto janë pikat kryesore të programit të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Gjithashtu, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, i cili u shpreh se LSI-ja është modeli më i mirë i integrimit dhe i gjithëpërfshirjes.  

“LSI-ja është modeli i integrimit, i përfshirjes dhe i shansit për të gjithë. Lëvizja Socialiste për Integrim ofron një shans për të gjithë qytetarët e këtij vendit, për të gjithë ata që duan të nesërmen më të mirë dhe më të sigurt, për të gjithë ata që duan që familjet e tyre të jenë në atdheun e tyre dhe ta ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu”, - tha Luan Rama, duke shtuar se LSI-ja është shansi për Shqipërinë. “LSI është sot një alternativë qeverisëse, është alternativa e besimit, është alternative e shpresës, është alternativa e të vërtetës prandaj është një shans për të gjithë, një shans që nuk duhet ta humbasim sepse LSI-ja është shansi i Shqipërisë”, - tha nënkryetari i LSI-së.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi