Fushata, Vasili: Vajzat dhe gratë
fuqi e jashtëzakonshme për LSI

Fushata, Vasili: Vajzat dhe gratë<br />fuqi e jashtëzakonshme për LSI
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me vajzat dhe gratë e Njësisë administrative nr. 5 në Tiranë.

Gjithashtu, në këtë takim mori pjesë edhe ish-kryetari i LSI-së, Ilir Meta, në kuadër të turit të rij të falënderimit më anëtarët dhe simpatizantët e kësaj force politike.
 
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, duke vlerësuar rëndësinë e pjesëmarrjes së gruas në politikë, tha se Shqipëria ka nevojë për një kthesë të madhe historike, duke iu dhënë shanse vajzave dhe grave që të jenë zë i fuqishëm politikë.
 
Një shans për gratë nuk është një shans si gjithë të tjerët. Është një shans i trefishtë, sepse është një shans për gruan, është një shans për fëmijën, është edhe një shans për familjen dhe kush mund t’i mishërojë këto tre shanse bashkë përveçse mbështetja e gruas.
 
Për këtë shans të trefishtë ne jemi të dedikuar të gjithë në LSI, në LRI dhe në LGI, ta bëjmë një realitet të prekshëm për të gjithë shqiptarët. Me realizimin e këtij shansi të trefishtë, vetëm në këtë mënyrë Shqipëria mund të jetë ndryshe.
 
Secila nga ju është një individualitet më vete, është një realitet më vete, të gjitha këto realitete të bëra së bashku është një fuqi e jashtëzakonshme për LSI-në po e po, për shoqërinë dhe sigurisht për Shqipërinë
- tha ndër të tjera Kryetari i LSI-së, Vasili.


dy.b/shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi

Parisi i jep lamtumirën Lojërave Olimpike, Shqipëria theu rekordin e saj historik me dy medalje bronzi