Fushatë kundër shqiptarit
të plagosur nga pensionisti italian

Fushatë kundër shqiptarit<br />të plagosur nga pensionisti italian
“Nëse do isha gjendur në të njëjtën situatë do kisha vepruar në të njëjtën mënyrë. E them si qytetare dhe si grua”. Elena Donazzan, zyrtare mbi arsimin rajonal dhe deputete e Pdl (Popolo della Liberta’), i ka idetë e qarta mbi cështjen e Paolo Meneghetti-t, pensionisti nga Padova që të enjten qëlloi mbi 33 vjecarin shqiptarë, ish i dashuri i shërbyeses së tij.

“Meneghetti u tregua i guximshëm, nuk lejoi që të dhunohej miku i tij. Do lancojmë një fushatë, ‘Unë jam me Meneghetti-n’, në www.posizione.org, portali i patriotëve në të cilin marrë pjesë edhe unë” u shpreh Donazzan.

Pavanetto (edhe ai deputet i Pdl) kishte organizuar bashkë me Donnazan një vizitë në burgë, për të takuar Meneghetti-n, por të anuluar për shkak të lirimit të pensionistit ditën e hënë.

“Jetoja në Padova si studente – vazhdon Donazzan – kthehem tani dhe kam frikë; në zonën e stacionit të trenit, edhe në orën pesë të pasdites, një femër nuk ndihet e sigurtë. Kohët e fundit në Padova kam frikë edhe të dalë në qendër në këmbë”.

Kush është 33 vjecari shqiptar?
Shqiptari i plagosur është 33 vjecari Dritan Caushi ose Gentian Dedej ose Altin Deda ose Ardian Velaj! Një person me qindra identitete, klandestin në Itali që prej vitit 1994, i arrestuar dhe denoncuar shumë herë për trafik droge, kërcënime dhe dhunë. Nuk ka qenë kjo hera e parë që 33 vjecari merr një plumb, në 17 korrik të vitit 2005 ai u plagos nga një tjetër shqiptar, 19 vjecari Albano Hasanaj, i cili i qëlloi për të mbrojtur mikun e tij që po kërcënohej nga 33 vjecari me një kacavidë.

Konflikti me Meneghetti-n
Ngjarja përsëritet për 33 vjecarin. Për shkak të ngacmimeve të vazhdueshme të të dashurit të shërbyeses së tij shqiptare Meneghetti i qëlloi me armë Caushit, pasi ky i fundit nuk donte të harronte lidhjen me gruan që ndihmonte të moshuarin në punët e shtëpisë. Caushi vazhdonte prej kohësh të ngacmonte dhe përndiqte ish të dashurën e tij, për shkak të një xhelozie të pabazuar.

Ish e dashura e Caushit kishte vite që jetonte në shtëpinë e Meneghetti-t, e punësuar si ndihmëse për të moshuarin në punët e shtëpisë për bashkëshorten e Meneghetti-t. Gjatë ditës së djeshme situatë është acaruar deri në konflikt fizik ndërmjet Caushit dhe një shoku të 68 vjecarit; gjatë sherrit 68 vjecari nxjerr pistoletën, të cilën e kishte me leje të rregullt dhe i qëllon 38 vjecarit në stomak. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete

Rama njofton ndryshimet në qeveri, Balla shkarkohet si ministër i Brendshëm, Peleshi kreu i grupit të PS! Ikën Mete