FUSHE ARREZ- Një shpërthim tronditi qytetin verior të Fushë Arrëzit 2 orë pas mesnatës së të premtes. Një sasi eksplozivi është vënë në derën e jashtme të apartamentit ku jetonte familja e Leonard Dodës.
Fatmirësisht shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar, por ka shkaktuar dëme materiale si në apartamentin, që dyshohet se ka qenë objektiv i eksplozivit, por dhe në të gjithë pallatin.
Policia ka nisur veprimet e para hetimore dhe për momentin nuk jep detaje në lidhje me ngjarjen.
Kryefamiljari, Leonard Doda dhe i vëllai janë marrë në pyetje nga policia, ndërsa 7 persona janë shoqëruar në cilësinë e personave të dyshuar.
Për momentin nuk dihen motivet e ngjarjes, ndërsa Leonard Doda, ish punonjës në një mision bamirësie në qytetin verior ka deklaruar në polici se nuk dinte të kishte ndonjë konflikt të hapur me njeri.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com