Një granatë dore ka shpërthyer në Fushë-Krujë ditën e sotme, para magazinës së 57 vjeçarit Bari Babai, banues në Fushë-Krujë.
/Shqiptarja.com
Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të vogla materiale, është dëmtuar një grilë prej llamarine.
Policia ka shoqëruar disa persona në lidhje me ngjarjen dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale
Vepra penale e shkaktuar është "Kanosja", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar në nenet 84 dhe 278/1 të Kodit Penal.
Redaksia Online
A.Gj/Shqiptarja.com










