Qarkullonin me pistoleta në makinë, dy në Fushë Krujë e një në Shkodër në pranga

Qarkullonin me pistoleta në makinë, dy në Fushë Krujë e një në Shkodër në pranga

Foto ilustruese

3 persona janë arrestuar sot në vend pasi qarkullonin me armë, dy në Fushë Krujë, e një në Shkodër.

Në Fushë Krujë, një 38-vjeçar ua arrestua pasi mbante armë. Në pranga ka rënë edhe personi që e shoqëronte të armatosurin me makinë. Leonard Gjeli (Mamli Noka), banues në Kurbin, kishte pistoletë me mulli dhe fishekë luftarakë, ndërsa drejtuesi i mjetit ishte 33-vjeçari Xhentil Çypi. Policia njofton se në momentin e ndalimit, Gjeli dhe Çypi tentuan të largohen me automjetin tip 'Audi'.

Në Shkodër, policia njoftoi se u arrestua shtetasi Saed Muça, pais qarkullonte me pistoletë me fishekë në makinë.

1662282016_WhatsAppImage20220904at10.55.51AM.jpeg

Saed Muça, i arrestuari në Shkodër

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:38
Arrestohet një person në Shkodër, qarkullonte me pistoletë dhe fishekë në makinë

Një person është arrestuar në Shkodër pasi u kap me pistoletë. Saed Muça mësohet se qarkullonte me pistoletë dhe fishekë në makinë.

 

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Zgjedhje presidenciale në Maqedoninë e Veriut