FUSHE KRUJE- Rreth 1 mijë protestues nga fshati Nikël i Fushë-Krujës kanë bllokuar mëngjesin e sotëm rrugën nacionale. Ata kanë kërkuar që Cez Shpërndarje t’u kthejë energjinë elektrike.
Sipas tyre është i patolerueshëm fakti që po qendrojnë pa drita prej rreth dy javësh. Përveç kësaj, protestuesit kanë kërkuar që t’u jepet dëmshpërblim për pajisjet që iu janë djegur pikërisht për faj të CEZ-it. “CEZ të na japë dëmsyhpërblimin për pajisjet elektroshtëpiake që na janë dëmtuar dhe të normalizojë rrjetin”, janë shprehur banorët e fshatit Nikël. Protestuesit u larguan me forcë nga policia për të liruar rrugën e bllokuar.
POLICIA: PROCEDIM PENAL PER MITING TE PALIGJSHEM
Policia njoftoi sot se procedoi penalisht në gjendje të lirë 8 shtetas për veprat penale të “Pengimit të qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme”. Këta persona janë:
1. 45-vjecari Rr.Xh., banor i fshatit Larushk Krujë.
2. 27-vjecari E.Z., banues në Larushk.
3. 24-vjecari G.Z., banues në Larushk.
4. 28-vjecari A.D., banues në Nikël.
5. 27-vjecari A.D., banues në Nikël.
6. 20-vjecari E.Xh., banues në Nikël.
7. 45-vjecari D.C., banues në Nikël.
8. 27-vjecari N.P., banues në Larushk.
Policia njoftoi se po punohet për të identifuar persona të tjerë pjesëmarrës në këtë tubim.
(ln.ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com