Fushë-Krujë/ I dhunuan burrin, gruaja bën denoncim te ministri i Brendshëm! Balla publikon videon: AMP po kryen verfikimet

KRUJË- Valbona, një banorë në Fushë-Krujë, ka denoncuar me video tek ministri i Brendshëm Taulant Balla, dhunën ndaj bashkëshortit të saj nga disa persona. Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në datën 26 gusht të këtij viti. Shkak për konfliktin janë bërë bashkëshortja e të dhunuarit (Valbona) dhe njëra prej bashkëshorteve të personave që shfaqen në video duke dhunuar.

Të dyja familjet jetojnë në afërsi me njëra-tjetrën në Fushë-Krujë dhe sherri mes grave ka nisur për koshin e mbeturinave. Në vijim, bashkëshorti i saj ka dal nga shtëpia dhe ka nisur konflikti me 2 vëllezërit me mbiemër Ismailaj.

Sipas burimeve, i pari që ka nisur sherrin ka qenë i dhunuari, pasi rezulton se i ka ofenduar vëllezërit, të cilët më pas e kanë dhunuar. Ngjarja është raportuar në polici, e cila ka mbledhur të gjitha materialet për çështjen dhe i ka referuar në vijim në prokurori.

Vetë i dhunuari, sipas burimeve, nuk ka pretenduar më tej ndjekje për rastin pasi sipas tij janë komshinjtë dhe gjërat do i rregullonin. Po ashtu është bërë akt-ekspertim i dhunës dhe ka rezultuar me dëmtime të vogla.

Denoncimi të Balla është pas më shumë se 10 ditësh nga ngjarja nga vetë bashkëshortja e të dhunuarit. Ministria Taulant Balla garantoi mbështetje për familjen e dhunuar dhe marrje në mbrojtje nga autoritetet. 

“Vajta menjëherë sapo mora mesazhin dhe u takova me familjen e Valbonës në Fushë-Krujë, të cilëve Policia e Shtetit duhet t’i garantojë mbështetje dhe se do të bëjmë gjithçka që në territorin e kësaj republike të mos më ketë feude apo bajraqe, ku mbi ligjin dhe mbi qytetarët të jenë të fortët dhe nuk mund të ketë individë më të fortë, sesa e bardha e vijave të rrugës apo e kuqja e ngjyrës së semaforëve. Në çdo komunitet të Shqipërisë duhet të ketë rend ligjor dhe siguri për të gjithë, nën kujdesin dhe me garancinë e Policisë së Shtetit”, tha ministri.

Veç hetimit të  ngjarjes, ka nisur edhe verifikime nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, nëse ka patur mos reagim nga Policia. 

“E falënderoj Valbonën, një banore të Fushë-Krujës, e cila besoi tek unë duke më dërguar mua personalisht një skenë të ngjashme dhune në oborrin e shtëpisë/biznesit të saj familjar, ku ishte dhunuar barbarisht bashkëshorti i saj nga disa persona. Policia e Shtetit po kryen veprimet e menjëhershme, pas marrjes së pamjeve filmike ndërsa AMP po verifikon veprimet ose mos-veprimet e policisë vendore”, nënvizoi Balla.     

Duke iu rikthyer ngjarjes së korrikut, kur anëtarë të fisit Rraja goditën e sulmuan dhunshëm një familje tjetër në një lokal në zonë, ministri thekson se të tilla skena duhet të gjejnë reagimin e fortë të strukturave shtetërore. 

“Skena e shëmtuar e Fushë-Krujës në korrik ishte një alarm zgjimi për Policinë e Shtetit dhe që nxori në pah tolerancën e papranueshme të policisë jo vetëm në atë zonë, por edhe zona të tjera periferike të vendit, e cila jo në të gjitha rastet reagon menjëherë dhe me forcë, duke u sjellë si e fortë me të dobëtit dhe e dobët me të fortët”, shprehet ministri i Brendshëm.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ana: 10/09/2023 08:38

    Nuk e kuptova fare kete viziten e Taos me thene te drejten. Ngjarja ka ndodhur para disa ditesh, i demtuari e ka falur agresorin dhe me kaq eshte mbyllur historia. Po numrin e telefonit te Balles, Rrajat ia dhane kesaj Valbones? Sidoqofte Tao eshte kthyer ne vendin e krimit, ku para disa viteve nje oficer krimesh (ne azil politik tani), e denoncoi se bashke me Rrajat u fut ne zyren e tij per te liruar djalin e Rrahman injorantit. (Dhe Tao si mashtrues, e mohoi).

    Përgjigju
  • Klodi: 10/09/2023 08:09

    Shko tek familjet ku po i vrasin cunat mafjozet e jo tek grat qe u rrafin burrat qe bejn si trima ne shtepi tjetrit e pastaj qajn si ku..a.Nuk kemi nevoj per show mediatik por reforme dhe rend ne cdo cep pasi policia esht skandaloze ne qytetet e Shqiperise nga veriu ne jug.

    Përgjigju
  • Policia: 10/09/2023 00:56

    Situate qesharake, nuk eshte pune per ty kjo o Tao. Vepra penale demtime te tjera me dashje ndiqet me ankim ne Gjykate ska pune fare policia eshte veper e leht qe shum rrall shkon ne Gjyq.Shiko barren e voit leri kokrrat 3 ullirit.Kujdes minister se do te vine nga 50-60 komshije ne dite we kane konflikt me njera tjetren per koshin e plerave edhe sdo kesh kohe te merresh me te gjitha

    Përgjigju
  • Cncnnd: 09/09/2023 22:44

    Propagande bolliniane.

    Përgjigju
  • Xhevdeti: 09/09/2023 21:01

    Po ishte edhe tek Rrajat ministri u sigurua qe ata jane mire dhe te ruajtur nga policia. Madje vazhdojne dhe bizneset ti ken ne pune se kane garanci nga ministri qe si prek kush.Ndaj u harrua ne heshtje kerkimi i tyre te shfaqur me arme ne vidjo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!