Fushë Krujë, dy të armatosur
me maska grabisin një pikë gazi

Fushë Krujë, dy të armatosur<br />me maska grabisin një pikë gazi
KRUJË – Pasditen e djeshme në fshatin Derven të Fushë Krujës ka ndodhur një grabitje me armë. Grabitësit kanë qënë dy, të armatosur dhe me maska dhe kanë sulmuar një pikë shitjeje gazi dhe materialesh ndërtimi. Pasi e kanë kërcënuar me armë, pronarin, ata i kanë grabitur 1.5 milionë lekë dhe janë larguar me makinë.
 
Pak më vonë, makina e tyre u gjet e braktisur disa km larg vendngjarjes. Pronari i pikës së shitjes së gazit nuk ka bërë kurrfarë rezistence, të armatosurve, por u ka dorëzuar menjëhërë paratë. Policia ëhstë duke hetuar ngjarjen dhe kërkuar autorët e grabitjes.
 
Redaksia online
(ar.sh.shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu

Lutfi Dervishi: Skënderbeu, Ismail Beu dhe Edibeu