FUSHË KRUJË- Një tjetër shpërthim është shënuar në orët e para të mëngjesit të sotëm (31 Janar). Këtë herë në lokal-restorantin "Brazili i Vjetër" në Fushë-Krujë.
Policia e Tiranës informoi se 'janë dëmtuar me lëndë plasëse xhamat e fasadës së jashtme të lokalit'. Subjekti është në pronësi të shtetasit Bledar Tali.
Eksplozivi i është vënë te restorant “Brazili i vjetër”, në vendin e quajtur ish-“Kooperativa Partizani”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30 pas mesnate.
Pronari nuk njihet si person problematik dhe jashtë kamerave deklaron se nuk ka as probleme dhe as konflikte me njeri, teksa gjithashtu nuk ka dyshime për persona konkret që mund ta kenë kryer krimin.
Dëmet janë mjaft të mëdha, pasi i gjithë lokali ka dalë jashtë funksioni. Ngjarja është filmuar edhe nga kamerat e sigurisë, por mësohet se ato janë sekuestruar nga Policia për qëllime hetimore, që të arrihet tek zbardhja dhe identifikimi i autorit apo autorëve të krimit.
"Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanve të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve", njoftoi policia.
Nga pamjet e siguruara prej Report TV, dallohet qartë dëmi i shkaktuar në lokal, me gjithçka të rrafshuar përtokë. Xhama të thyer, dyer të shkatërruara, sende materiale dhe deri te tjegullat e çatisë dhe struktura e subjektit.
Ky është rasti i dytë i shpërthimit me eskploviz. Në Shkodër një sasi lënde plasëse iu vendos makinës në pronësi të Alban Bushatit.
S.G/A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Shkurt, 09:24
Mandarina me pesticide, sa të sigurta janë produktet që konsumojmë?
-
Shumë
10.5%
-
Pak
26.3%
-
Aspak
63.2%
Vota total: 2627
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027’, Manja pret Javier Cremades: Eventi do sjell në Tiranë rreth 3 mijë juristë nga e gjithë bota
28 Shkurt, 19:00
-
“Prova” e SPAK që çoi Veliajn në burg/ Shtëpia modeste 1 katëshe e një gomisti në Yrshek! Flet pronari: Leja pa asnjë ndërhyrje, Fushën e njoh nga puna (PAMJET)
28 Shkurt, 18:27
-
‘I dorëzuam zonjës së drejtësisë shpatën’, Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona! Në 11 maj ne me shoqen fitore, ata me Noc Rrokun
28 Shkurt, 17:46
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Votimi elektronik jo në 10 zona, vetëm në njësinë 10 e Vorë! Miratohet fleta e votimit, 51 parti në garë
28 Shkurt, 16:32
-
Muaji i Ramazanit/ Myftiu Gazmend Teqja: Përcillen mesazhe hyjnore, nesër fillon agjërimi! Rregullat dhe përfitimet! Falja në shesh, xhamia s’i mban të gjithë
28 Shkurt, 15:40
-
Akuzohet për fshehje pasurie, deputeti i PD-së Asllan Dogjani paraqitet në SPAK
28 Shkurt, 15:16
-
Më pak leje ndërtimi, por shtohen kullat shumëkatëshe! Vjet u miratuan projekte me sipërfaqe 2.4 mln m², me vlerë 1 mld €
28 Shkurt, 14:53
-
Shqipëria organizatore e Kongresit Botëror të Ligjit 2027, delegacioni me juristë në Tiranë! Sadushi: Thellojmë bashkëpunimin
28 Shkurt, 13:35
-
Në Rrogozhinë luhet me prozhektorë, Tetova: Mendjen te ndeshja e radhës, Egnatia katër mungesa titullarësh
28 Shkurt, 13:30
-
Tiranë/ Kërcënoi drejtoreshën, punonjësen sociale dhe psikologen pasi ishte ngelës, arrestohet pas denoncimit 21-vjeçari! I riu edhe 'personazh' mediatik (EMRI)
28 Shkurt, 11:19
-
Thasë me drogë në makinë, 4 të arrestuar në Tiranë! Sekuestrohen 11 kilogramë kanabis
28 Shkurt, 11:08
-
Misteri i vrasjes së 24-vjeçares, palestinezi dyshime se erdhi qëllimisht në Tiranë për ta vrarë gruan! PAMJET kur zbresin të qetë në Rinas
28 Shkurt, 10:32
Ne nje ish-kooperative, ne nje nga zonat me te humbura e me problematike te vendit i vihet tritol nje lokali fshati me nje emer te cuditshem /Brazili i vjeter/! Ky pronari qe nuk ditka te kete probleme e hasmeri,paska dobesi te cuditshme per Brazilin,shtet i njohur jo vetem per karnavalet e caipirinhat,por dhe per ca gjera te tjera!
Përgjigju