Fushë Krujë/ Ekzekutimi i Gentjan Bejtjas, plumba dhe në gishtat e këmbëve! Kërkohen të pyeten dhe anëtarë të fisit Bami

FUSHE KRUJE- Një grup hetimor po punon për të zbardhur autorët dhe motivin e ekzekutimit të Gentjan Bejtjes pasditen e 15 marsit 2024 brenda në oborrin e banesës së tij në Larushkë të Fushë Krujës.

Gazetari i Report Tv dhe Shqiptarja.com Sokol Dema informon për nga egërsia dhe perfeksioni si është kryer atentati grupi hetimor ka dyshime se kemi të bëjmë me “vrasës me pagesë”

Gentjan Bejtja është ekzekuuar me 30 plumba.

Plumba ka pasur dhe në pjesën e gishtave të këmbës. Vrasësit kanë hyrë të qetë në derën e oborrit dhe qetësisht janë drejtuar në brendësi të serës ku dhe kanë kryer ekzekutimin dhe më pas të largohen”  informon gazetari.

Deri tani flitet për 30 të shoqëruar por asnjëheri nuk ka dhënë ndihmë për të zbardhur këtë attentat të mirëorganizuar.

Është kërkuar të merren në pyetje dhe persona kyç të anëtarëve të fisit të Bamëve, por asnjë nuk ndodhet në Shqipëri, raporton gazetari Dema.

Autorët dyshohet se ishin 4 ndërsa pak më vonë është gjetur dhe makina e djegur e dyshuar e autorëve, brenda së cilës ishin dhe 3 kallashnikovë.

Gentjan Bejtja, ish polic i burgjeve kishte arritur ti shpëtonte tre antetateve, por ai i 15 marsit 2024 i mori jetën. 

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja