FUSHË-KRUJË - Grabitje me armë dhe maska tek Ura e Tapizës.

Ngjarja ka ndodhur sot rreth orës 20:30, teksa në dalje të qytetit të Fushë Krujës një biznesmeni 48-vjeçar po nga Fushë-Kruja i kanë dalë përballë tre vetë të armatosur dhe me maska.

Nën presionin e armës atij i është grabitur makina dhe paratë që kishte me vete, gjithsej xhiroja ditore e biznesit që drejtonte. 

Ai menjëherë ka telefonuar policinë, duke lajmëruar për çfarë i kishte ndodhur. Disa minuta pas telefonatës policia e komisariatit 5 të Tiranës, që i përket Kamzës, ka gjetur makinën, por ama të djegur.

Povijojnë hetimet për identifikimin e autorëve dhe kapjen e tyre, ku komisariati numër 5 po bashkëpunon me atë të Fushë-Krujës.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)