Fushë Krujë, mbushet 1 vit nga
zhdukja e policit Anton Prendi

Fushë Krujë, mbushet 1 vit nga<br />zhdukja e policit Anton Prendi
KRUJË - Mbushet një vit nga dita kur polici Anton Prendi u zhduk pa lënë asnjë gjurmë, dhe ende vazhdon të mbetet gjithcka mister si ditën e parë. Familja e tij denoncoi humbjen sapo kaloi orari zyrtar në të cilin ai kthehej si çdo ditë në shtëpi, por që prej asaj kohë vetëm premtime boshe.
 
Policia nuk ka zbuluar asnjë element të rrëmbimit të tij, aq më tepër kur bëhet fjalë për një distancë jo më shumë se 200 metra larg komisariatit, ku Prendi është parë për herë të fundit.
 
Familja e tij shprehet se nuk beson tek drejtuesit e organeve të drejtësisë, por mbeten me shpresën se qeveria e ardhshme do të bëjë diçka për të zbuluar autorët e kësaj ngjarje.
 
Të afërmit e policit i janë drejtuar edhe Prokurorisë së Krujës, por pa marrë asnjë përgjigje. Madje, prej ditës kur polici Anton Prendi humbi gjurmët, policia nuk dalë në asnjë komunikim zyrtar për të deklaruar vijimësinë e hetimeve.
 
Madje, ende nuk është zbuluar se kush fshihet pas numrit të celularit nëpërmjet të cilit familja e Prendit ka marrë kërcënime, fakt I denoncuar dy javë nga zhdukja e tij.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një të mitur, arrestohet 71-vjeçari në Maliq