Një aksident me pasojë dy të plagosur është regjistruar mesditen e së premten në fshatin Bilaj, të Fushë Krujës.
Mësohet se automjeti tip Fiat Panda, me targë AA 972 OO, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal. Të plagosurit, njëri prej të cilëve është identifikuar si Alfred Kaziu 35-vjeç, janë dërguar me urgjencë spitalit të Traumës, pasi kanë marrë dëmtime të rënda në kokë dhe në trup. I plagosuri tjetër është rreth moshës 50-vjeç, por identiteti i tij nuk është mësuar ende, pasi nuk ka pasur me vete një mjet identifikimi.
Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara.