Dy shtetas mbetën të plagosur në një aksident rrugor që ndodhi ditën e sotme në aksin Fushë Krujë-Tiranë, në afërsi të fshatit Nikël.

Policia lokale bëri me dije se janë përplasur dy automjete, një e tipit Golf dhe një tjetër tip BMW me targa angleze.

Për pasojë, ndodhen në Spitalin e Traumës në Tiranë dy shtetas, A.T. 37 vjeç dhe L.M 45 vjeç, banues në Nikel, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Efektivat e Policisë ndodhen në vendngjarje, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të saj dhe normalizimin e lëvizjes së mjeteve në këtë aks rrugor.

Redaksia Online
(M.Ç/Shqiptarja.com)