Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në orën 01:00 pas mesnate në qytetin e Fush-Krujës. 

Sipas informacioneve të para, shpërthimi ka ndodhur në picerinë e dy vëllezërve Ndregjoni, të cilët fatmirësisht nuk kanë qenë në piceri kur lënda ka shpërthyer.

Nga shpërthimi i fuqishëm janë dëmtuar disa biznese afër zonës ku është piceria.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet, por deri tani nuk ka të dhëna për autorët e këtij shpërthimi.
 
Sipas policisë vëllezërit Ndregjoni njihen si persona pa problem, megjithatë kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe autorëve.

tritol fushe kruje

tritol fushe kruje

tritol fushe kruje


Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)