Fushë Krujë-Tiranë/ Përplasen dy makina 'Benz', plagosen 4 pjestarë të një familjeje (VIDEO)

Katër pjestarë të një familjeje janë plagosur këtë të premte një aksident automobilistik në aksin Fushë Krujë-Tiranë.

Report Tv raporton se përplasja e dy mjeteve tip “Benz” në afërsi të fshatit Larushk ka shkaktuar plagosjen e Ana, Valbona e Xhire Prushi dhe të Agim Hajdarit.

"Benzi" që përplasi makinën ku udhëtonin katër të përmendurit, mësohet se po udhëtonte nga Tirana në drejtim të Fushë-Krujës.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në Spitalin e Traumës, ku janë jashtë rrezikut për jetën.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Joe Biden tërhiqet nga gara presidenciale në SHBA, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike

Kompanitë në proces të rikthimit, pas avarisë teknologjike