Lumi Ishëm del sërish nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha në fshatrat Murqinë, Mallkuc dhe në një pjesë të fshatit Bilaj.

Niveli i ujit po rritet me shpejtësi së bashku me sipërfaqet e përmbytura ku deri tani janë mbi 300 hektarë tokë të përmbytura.

Është e treta herë që ky lumë del nga shtrati gjatë këtij muaji ku më pare ka dalë në datat 7 dhe 8 mars të këtij viti. Po ashtu uji ka rrethuar rreth 50 banesa, gjithashtu  ashtu rruga që lidh këto banesa me pjesën tjetër të fshatit e më gjërë është e mbuluar tërësisht nga uji, niveli i të cilit është mjaft i madh dhe nuk lejon kalimin e asnjë mjeti përfshirë këtu edhe mjetet bujqësore.

Dëmet dihet që janë të mëdha në grurë, jonxhë dhe bimë të tjera pranverore. Duhet theksuar se kjo është e gjashta herë për këtë vit se këto zona përmbyten e asnjë ndihmë nuk i është dhënë banorëve të këtyre zonave.

Niveli i ujit vazhdon të rritet dhe situata të përkeqësohet nga çasti në çast

e.gj/Shqiptarja.com