Fushë-Krujë, drejtuesi i motoçikletës humb kontrollin, përfundon në kanal (VIDEO)

Një person rreth 40 vjeç ka mbetur i plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Murqine, ku motoçikleta që drejtohej nga Lul Toli nga fshati Derven ka dalë nga rruga, duke përfunduar në kanal.

Për pasojë, drejtuesi i motoçikletës ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Nga informacionet paraprake bëhet e ditur se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit të motoçikletës.

Policia Rrugore e Fushë Krujës mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Kafsha: 26/05/2020 09:11

    Po kanali pse gjith plera? Kush ua ka fajin pastaj fshatareve të fush-pulës kur dalin e qajne se u mbyten nga shirat? Ke presin fshataret të vije tu pastrojë kanalet? Enveri fshatarit ia dinte koken prandaj i dha shaten e lopaten se ndryshe i jepte motor dhe makine. I dha shaten e lopaten sepse shata e lopata e zbut egerrsiren dhe e bën njeri, e begaton, i jep shendet ne trup e mendje. Puna dhe vetem puna e bën egersiren njeri!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen