Një 44-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e kësaj të enjte në Fushë-Krujë.

Sipas njoftimit të bluve bëhet me dije se shoferi dyshohet se humbi kontrollin e automjetit që duke u përplasur me murin anësor të rrugës.

58-vjeçari është shoqëruar në Komisariat për zbardhjen e plotë të aksidentit.

“Rreth orës 05:00, në Fushë-Krujë, shtetasi N. K., 58 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin e automjetit që drejtonte, duke u përplasur me murin anësor të rrugës. Si pasojë ka humbur jetën pasagjeri shtetasi A. L., 44 vjeç. Po kryhen veprimet proceduriale me 58-vjeçarin dhe punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit”, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.