Fushë-Krujë, i vihet flaka gjatë natës një makine! Pronari: S'kam konflikte me njeri

Një makine tip Volkswagen me targa ‘AA645 CS’ në pronësi të Etnor Alushit, 29-vjeç, i është vënë flaka.

Makina ndodhej e parkuar në oborrin e banesës kur rreth orës 2 të mëngjesit, pronarët kanë konstatuar mjetin në flakë.

Pronarët kanë dalë nga banesa dhe janë përpjekur që të shuajnë flakët, por ka qenë e pamundur deri në mbërritjen e zjarrfikësve.

Pronari i makinës, 29-vjeçari Etnor Alushi, deklaron se nuk ka probleme apo konflikte me njeri dhe nuk e di arsyen e këtij gjesti.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë