Fusnota, Vetëvendosja
proteston, policia kundë

Fusnota, Vetëvendosja<br />proteston, policia kundë
PRISHTINE - Me thirrje “Poshtë fusnota”, “Poshtë qeveria”, “Hashim Thaçi shiti Kosovën” qindra mbështetës të lëvizjes “Vetëvendosja” protestojnë përpara godinës së qeverisë dhe Kuvendit, para të cilave ndodhen forca të shumta të policisë mes tyre edhe pjesëtarë të policisë speciale. Para protestuesve është parë, lideri i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, Visar Ymeri, Shpend Ahmeti dhe drejtues të tjerë të lartë të kësaj lëvizjeje, raportojne mediat kosovare.  Qytetarë të shumtë janë mbledhur dhe sipas planit për 4 orë do të bllokojnë punën e qeverisë së Kosovës. Vetëvendosje gjithashtu ka thënë se ka mbledhur 15 mijë nënshkrime për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme për marrëveshjen.

Ora 14: 50 POLICIA: PROTESTA E PALIGJSHME
Policia e Kosoves nepermjet një komunikate për shtyp deklaron se protesta e filluar rreth orës 12:00 është e paligjshme. Protesta e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje po mbahet në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, saktësisht përballë objektit të qeverisë. Sipas vlerësimeve nga tereni në këtë protestë deri në këto moment po marrin pjesë rreth 600 persona .
Paraprakisht policia e Kosovës ka përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë dhe deri në këto momente gjithçka është nën kontroll dhe nuk ka intervenuar ne ndonjë rast.

Ora 13 50 PROTESTUESIT ZHVENDOSIN BARRIKADAT
Protestuesit kanë zhvendosur barrikadat metalike, të cilat i kishte vendosur policia e Kosovës, për të mbrojtur ndërtesën e Qeverisë dhe të Kuvendit të Kosovës. Protestuesit gjenden rreth 15-20 metra larg rrethojës së oborrit të Qeverisë së Kosovës ndërsa po brohorasin parullat “Kosova Republikë”, “Poshtë Thaçi”, etj.Protesta e nisur në orën 12, sipas Lëvizjes Vetëvendosje ka për qëllim që “bllokojë për katër orë punën e Qeverisë së Kosovës”.

Ora 13: 20 VETEVENDOSJA: POLICIA TE HEQE BARRIKADAT
Shefi i grupit parlamentar të Vetëvendosjes, në Kuvendin e Kosovës, Visar Ymeri, para pak çastesh, i kishte dhënë 15 minuta ultimatum policisë së Kosovës, të heqin barrikadat, para hyrjes së qeverisë së Kosovës, në mënyrë që ata të mund të zhvillojnë protestën, sipas agjendës së tyre – bllokimit të punës së qeverisë.

Ora 13. 12  TENSIONOHET SITUATA
Mediat kosovare raportojnë për një tensionim të situatës mes protestuesve dhe policisë në sheshin "Nene Tereza".


VETEVENDOSJA KUNDER FUSNOTES
Vetëvendosja proteston në shenjë kundërshtimi ndaj marrëveshjes për fusnotën me të cilën Kosova do të përfaqësohej në forumet rajonale. Ky subjekt opozitar është deklaruar fuqishëm kundër marrëveshjes së arritur ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se mospërfshirja e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës në fusnotë “e bën marrëveshjen të papranueshme për institucionet e Kosovës dhe popullin e saj”. Fusnota, me të cilën janë dakorduar palët në Bruksel, përfshin Rezolutën 1244 dhe mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për aktin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar edhe peticionin që kërkon seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për mospranimin e marrëveshjes. Zyrtarët e kësaj lëvizjeje kanë bërë të ditur se kanë mbledhur mbi 10,000 nënshkrime të qytetarëve.Marrëveshja për bashkëpunimin rajonal është mirëpritur nga fuqitë perëndimore.

(sg/aq/eurpaelire/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë

E zezë apo indiane? Trump vë në dyshim identitetin racor të Harris, reagon Shtëpia e Bardhë