Fustanella, Zeqo: Improvizim
diletantësh i tipit alla Versace

Fustanella, Zeqo: Improvizim<br />diletantësh i tipit alla Versace
Historiani dhe shkrimtari Moikom Zeqo në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv ka reaguar ndaj deformimit të fustanellës nga organizatorët e Fustanella Festival.
 
Ndërhyrjet në fustanellë Zeqo i ka cilësuar si improvizime diletantësh të tipit të stilizimeve alla Versace që kanë të bëjnë me spektaklin.

“Sa i përket fustanellës ne nuk mund të bëjmë improvizime diletantësh të tipit të stilizimeve alla Versace që s’kanë të bëjnë fare me trashëgiminë por që kanë të bëjnë me spektaklin”, tha ndër të tjera Zeqo.
 
Zeqo shprehet se në vendin tonë improvizimet në fusha të ndryshme janë skandale të përhershme.
 
“Mungesa e specialistëve profesionistë në lidhje me fushat e trashëgimisë kulturore është një nga skandalet e përhershme të Ministrisë së Kulturës ka bërë që të bëhen improvizime nga më të çuditshmet, jo vetëm në fushën e etnografisë por edhe në fusha të tjera
”, deklaroi ai.
 
Historiani deklaroi për Report Tv se pseudofustanella u modifikua sepse këtu intelektualët nuk kanë status përballë njerëzve të pushtetshëm.
 
“Unë nuk nisem nga fakti që është ministrja apo nuk është ministrja në këtë rast, nuk më intereson shumë kjo. E rëndësishme është se pse ndodh që ndryhyhet në arketipat shekullorë të veshjeve popullore shqiptare për të bërë improvizime diletantësh. Ne kemi etnografë pse ata nuk flasin? Sepse këtu ka një gjë që intelektualët nuk kanë status përballë njerëzve të pushtetshëm”
, tha Zeqo.

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar

RENEA aksion ‘blic’ në Vlorë, rrethojnë zonën e Ujit të Ftohtë! Kontrolle në hotelin ky dyshohet se ndodhen 2 persona të shumëkërkuar! Policia lokale nuk ishte njoftuar