Futboll/ Ja sfidat e fundjavës në Europë

/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Fundjava sportive në Europë ka nisur mbrëmjen e të premtes me ndeshjet hapëse të javës së 10-të të Budensligës dhe 9-të të Primera Divizion  në Spanjë, teksa sot do të luhen ndeshjet hapëse të kampionatit italian e anglez.
Kampionati gjerman, Budensliga: 1000 fitore për Bayern Munchen?!
Në kampionatin gjerman, Budensligë, u zhvillua ndeshja e mbijetesës mes Hofenhaim dhe Hamburg, që përfundoi  me rezultatin 0-1 për miqtë. Ky rezultat i dha mundësi skuadrës së Hamburg të ngjitet në pozicionin e 12-të në klasifikim, nga 14-tët ku ishin, duke pritur edhe zhvillimin e takimeve të tjera të kësaj jave. Takim me mjaft interes është ai mes Bayern Munchen dhe Këln, në fushën e kampionëve të Gjermanisë. Në "Allianz Arena", djemtë e Pepp Guardiolas në rast se arrijnë të fitojnë ndaj Këlnit të vendit të gjashtë, jo vetëm që arrinë në kuotën e 10 fitoreve rradhazi në kampionat, por kurorëzojnë fitoren e 1000-të në kampionatin gjerman. Rivalët për titull të Dortmund nga krahu tjetër do të luajne të dielën në drekë takimin e saj dhe përballë do të ketë Augsburgun.
Sfida më e fortë e javës pritet të jetë ajo mbyllëse, ku përballë do të jenë Borussia Munchengladbach dhe Shalke 04, skuadra që rivalizojnë për njëra-tjetrën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.
Programi i javës së 10-të të Budesligës:
Dje: Hofenhaim-Hamburg 0-1
Sot, 15:30:Bayern Munchen-Këln
Sot, 15:30: Leverkusen-Shtutgard
Sot, 15:30: Hanover Eintracht
Sot, 15:30: Mainz-Verder Brema
Sot, 15:30: Darmshtad- Volsburg
Sot, 18:30: Igolshtad- Hertha Berlinit
Nesër, 15:30: Dortmund-Augsburg
Nesër, 17:30: Munchengladbach-Shalke 04
Klasifikimi: Bayern Munchen 27 Pikë, Dortmund 20, Shalke 19, Volsburg 15, Hertha 14, Këln 14, Ingolstad 14, Leverkusen 14, Gamburg 14, Darmshtad 13, Munchengladbach dhe Mainz 12, Frankfurt 9, Hanover 8*, Shtutgard dhe Verder Brema 7, Hofenhaim 6*, Augsburg 5*Kanë një ndeshje më shumë
Primera Division, java 9-të: Real Madrid sfidon Celtan për kreun
Real Madrid do të sfidoi pasditen sotme Celta Vigon për vendin e parë të Primera Division, teksa Barcelona mund të përfitoje prej kësaj për të qenë ajo kryesuesja e kampionatit spanjoll të futbollit. "Los Blancos", "blugranat" dhe Celta Vigo janë tre skuadrat kryesuese pas tetë javëve të para të këtij kampionati në kuotën e 18 pikëve, të ndjekur nga Villareal e Atletiko Madrid në kuotën e 16 pikëve. Java e 9-të e Primera Dvision ka nisur mbrëmjen e djeshme, ku përballë kanë qenë Vajekano me Espanjoll dhe miqtë u gjunjëzuan me rezultatin 3-0 nga vendasit.
Programi i plotë i javës së 9-të:
Dje: Vajekano-Espanjol  3-0
Sot
16:00   Celta de Vigo- Real Madrid
18:15   Granada CF-Real Betis
20:30   Sevilla FC-Getafe CF
22:05   Málaga CF-Deportivo La Coruña
Nesër
12:00   Levante UD-Real Sociedad
16:00   UD Las Palmas-Villarreal CF
18:15   FC Barcelona  -SD Eibar
20:30   Atlético Madrid-Valencia CF
Pasnesër
20:30   Athletic Bilbao-Sporting Gijón
Klasifikimi: Real Madrid 18 Pikë, Celta Vigo 18, Barcelona 18, Atletiko Madrid 16, Villareal 16, Deportivo e Eibar 13, Valencia e Espanjol 12, Betis 11, Getafe e Vajekano 10, Gijon e Sevija 9, Atletiko Bilbao 8, Sociedad 6, Malaga 6, Levante 6, Las Palmas 5 e Granada 5 
Seria A, Java 9-të: Miha rrezikon pankinën, Juvja kërkon revansh, Inter sfidon Palermon
Kampionati Italian i futbollit do të luaje javën e 9-të të saj këtë fundjavë, ku pritet të zgjidhen disa nga ngërçet e skuadrave kryesore. Rezultatet negative të marra nga tranjeri i Milanit, Sinisa Mihajloviç, kanë vënë në dyshim këtë të fundit dhe tekniku Roberto Donandoni duket se është gati të përfitoje nga kjo situatë për të marrë drejtimin e kuqezinjëve.
Djajt e kuq të Italisë do të ndeshen të dielën në drekë në "San Siro" përballë Sasuolos dhe do të jetë një ndeshje mjaft e rëndësishme për fatin e Mihajloviç. Nga krahu tjetër, java e 9-të e Seria A pritet të jetë momenti i kthesës për kampionët e Italisë. Ndaj Atalantës djemtë e Massimiliano Allegrit do të kërkojnë fitoren për t'u ngjitur në pjesën e sipërme e tabelës dhe të rinisin luftën për titull, duke parë dhe avancimin e ngadaltë të kryesueseve. Inter është skuadra e parë nga të mëdhatë që do të zbres në fushë. Zikaltërit do të sfidojnë mbrëmjen e sotme Palermon dhe në rast fitore do të jenë të vetëm në vend të parë në klasifikim, të paktën për 24-orë. Ndeshja mes Fiorentinës dhe Romës është dhe sfida më e fortë e javës. Skuadra vjollcë është kryesuese e Seria A, teksa Roma është 1 pikë larg kreut sëbashku me Interin dhe kjo ndeshje mund të jetë një mundësi e artë për zikaltërit për të përfituar.
Progarmi i plotë:
Sot, 15:00: Empoli-Xhenoa
Sot, 18:00: Karpi-Bolonja
Sot, 20:45: Palermo-Inter
Nesër, 12:30: Samopdoria-Verona
Nesër, 15:00: Milan- Sasuolo
Nesër, 15:00: Juventus-Atalanta
Nesër, 18:00: Fiorentina-Roma
Nesër, 18:00: Lacio-Torino
Nesër, 20:45: Kiveo-Napoli
Klasifikimi: Fiorentina 18 Pikë, Roma e Inter 17, Napoli e Sasuolo 15, Torino e Atalanta 14, Kievo 12, Sampdoria 11, Palermo 10, Xhenova e Milan 10, Juventus 9, Udineze 8, Frozinone e Empoli 7, Verona e Karpi 5, Bolonja 3
Permier Liga, java 9-të: Sfida për kreun, Chelsea dhe derbi i Mancehsterit
 Manchester City, Manchester United dhe Arsenal janë skuadrat që udhëheqin tabelën e klaisifikimt në Angli, Premier Ligë, teksa Chelsea, kampion në fuqi, është në kërkim të ritmit të duhur për të kërcënuar kryesueset. Java e 9-të është një mundësi e artë për lodinezët e Murinhos për t'ju afruar sado pak kreut. Manchester City e Manchester United luajnë nesër në 15:05 derbin e qytetit mes tyre, teksa Arsenal do të luaje pasditen e të shtunës në fushën e saj ndaj Everton. Chelsea do të jetë skuadra që do të çele Premier Ligën sot në orën 16:00 në fushën e Uest Ham përballë të zotëve të shtëpisë.
Programi i plotë:
Sot
16:00   Aston Villa-Suansea City
16:00   Leicester City-Crystal Palace
16:00   Norëich City-Uest Bromëich
16:00   Stoke City-Uatford FC
16:00   Uest Ham-Chelsea FC
18:30   Arsenal-Everton FC
Nesër
13:00   Sunderland-Neucastle Utd
15:05   Bournemouth  -Tottenham
15:05   Manchester United-Manchester City
17:15   Liverpool FC-Southampton
Klasifikimi: Manchester City 21 Pikë, United  e Arsenal 19, Uest Ham 17, Leiçester 16, Kristal Palace 15, Totenham 14, Southampton 13, Everton e Liverpul 13, Stoke Siti 12, Çelsi e Uest Bromuich 11, Suonsi e Uatford 10, Noruiç 9, Burnemuth 8, Njukasëll 6, Aston Villa 4, Sanderland 3. 
 

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit