Futboll, kampionë që për
Krishtlindje,rebus vetëm Seria A

Futboll, kampionë që për<br />Krishtlindje,rebus vetëm Seria A<br>
Mbeten ende shumë muaj garë dhe shumë ndeshje për t’u luajtur. Pikë që skuadrat mund të marrin dhe humbasin ndeshje të rëndësishme po ashtu por në 4 nga ligat më të rëndësishme në futbollin europian mund të themi se kemi ekipet kampione që në Krishtlindje. Kjo ndodh në Spanjë, Gjermani, Angli dhe Francë pasi ekipet kryesuese kanë një diferencë të madhe me ndjekëset dhe Barcelona, Bayerni i Mynihut , Manchester City dhe PSG janë gati kampionë.

Në La Liga fitorja e Barcelonës në “El Clasico” bën që skuadra e Valverdes të shkojë në 45 pikë pas 17 javësh dhe të ketë një diferencë prej 14 pikësh nga Real Madrid. Por në vend të dytë është Atletico Madrid dhe Barcelona sërish ka një diferencë të konsiderueshme prej 9 pikësh. Titulli duket se ka marrë rrugën për në Katalonjë.

Të njëjtën diferencë prej 9 pikësh kemi edhe në Ligën e parë franceze mes PSG-së së vendit të parë dhe Monaco-s. 50 pikë kanë të besuarit e Emery ku ajo që shkëlqen është MCN-ja në sulm. Rivali direkt është Monaco me 41 pikë dhe më pas vjen edhe Lyon.

Edhe në Gjermani e Angli vijon të jetë i njëjti padron prej javësh. Në Bundesligë kryeson Bayerni dhe duket se i ka mbyllur llogaritë që për Krishtlindje pasi ka 11 pikë më shumë se vendi i dytë në 17 javë kampionat. Edhe për këtë sezon titulli në Gjermani nuk do të ndryshojë qytet.

Por nëse ka një ekip që mund të thuhet me bindje se e ka fituar titullin që tani është Manchester City. Djemtë e Pep Guardiolës po thyejnë rekorde me 17 fitore radhazi janë në kuotën e 55 pikëve dhe janë 13 pikë larg nga rivalët e United.

I vetmi kampionat që ka ende garë është ai italian. Napoli kryeson me 45 pikë një më shumë se Juventusi por aty pranë janë edhe Interi e Roma.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal