Kategoria e Parë e futbollit shqiptar ka zhvilluar dje javën e 2-të të kampionatit të saj. Në përplasjen më të fortë të Grupit A, Besa ka mundur Kamzë 1-0.

Ndërsa në Grupin B bie në sy humbja e dytë resht e Dinamos, kësaj radhe në Pogradec 1-0. Pas dy javësh klubi historik ka 0 pikë dhe duket se edhe këtë sezon nuk ka forca për t’u ngjitur në kategorinë elitare të futbollit shqiptar.
 
GRUPI A
Burreli-Besëlidhja   0-0
Erzeni-Ilira             3-0
Besa-Kamza           1-0
Kastrioti- Mamurrasi 2-2
Korabi – Ada            3-1
 
GRUPI B
Butrinti-Elbasani        1-0
Pogradeci-Dinamo     1-0
Turbina-Luftëtari        0-0
Lushnja-Sopoti          1-0
Shkumbini-Apolonia   1-1

Redaksia Online
(Shqiptarja.com)