TIRANË - "Ethet" e derbit më të nxehtë në vend dhe sidomos kryeqytet, i kanë mbërthyer së fundmi të gjithë tifozët e dy prej klubeve më në zë të gjithë kohrave, dhe gjithmonë pretendente për të fituar Titullin Kampion dhe Kupën e Shqipërisë.
Të premten rikthehet edhe Super Sifida e javës së 24-tër e Super ligës në vend, ajo midis rivaleve të përjetshme Tirana - Partizani.
Duro dhe lojtarët gjatë seancës stërvitore
Si për të qetësuar disi tifozerinë, apo edhe për të paraqitur edhe gjëndjen e lojtarëve, në një njoftim zyrtar, zyra për shtyp e Klubit të Futbollit të Partizanit, është shprehur së fundmi se skuadra zhvilloi gjatë ditës së sotme përgatitje intensive me dy seanca stërvitore në prag të Derbit.
Në orën 10:00 ekipi zhvilloi stërvitje të karakterit fizik në ambientet e palestrës dhe më pas, në orën 15:00 të kuqtë u drejtuan fushave të komleksit sportiv "Tirana Internacional" në Pezë.
Në drejtimin e trainerit Duro dhe stafit teknik skuadra vijoi përgatije intensive të karakterit tekniko taktik. Nexhipi i është rikthyr stërvitjes duke shafqur sinjale pozitive nga dëmtimi në shpinë. /ATSH/
/Shqiptarja.com